Tentuan të përdhunonin 25-vjeçaren dhe videon donin ta hidhin në internet, dy pakistanezët e pësojnë keq
07/06/2021 13:24
Një grup palestinezësh kanë sulmuar një vajzë 25 vjeçare, ndërsa ajo ishte në plazh. Mediet greke shkruajnë se ata u përpoqën që ta përdhunojnë, duke e filmuar të gjithë skenën, që më pas e transmetonin në një faqe në mediet sociale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë dhe autorët e kanë lëshuar atë sapo vajza ngriti zërin dhe arriti në momentin e fundit të shpëtonte nga duart e autorëve.
Vajza menjëherë denoncoi ngjarjen në polici. Një orë e gjysmë më vonë, dy burrat pakistanezë, të moshës 36 dhe 20 vjeçare, të cilët jetonin në Greqi në mënyrë të paligjshme, u gjetën dhe u arrestuan nga policia.
Top Channel