Për ata që nuk i heqin dot sytë nga smartphone i tyre, një diznjeues industrial në Korenë e Jugut ka gjetur zgjidhjen që parandalon aksidentet.
28-vjeçari Paeng Min-ëook ka krijuar një sy robotik, të cilin e ka pagëzuar si “syri i tretë” për ata që i quan “zombie të smartphonëve”. Ky sy mund të vendoset në pjesën e ballit dhe mund të përdoret edhe kur personi e ka kokën të ulur për të parë celularin, e kështu mund të vazhdojë te ecë lirisht.
Kur përdoruesi i afrohet një pengese për 1 apo 2 metra, pajisja ndez alarmin e rrezikut. “Kjo është e ardhmja e njerëzimit me tre sy”, thotë Paeng i cili ka kryer studimit për dizajn inxhinjerik dhe inovacion në Royal College of Art dhe Imperial College në Londër. Reuters thotë se i riu e ka demonstruar dhe vetë përdorimin e syrit të tretë, duke ecur nëpër Seul.
“Përderisa nuk i heqim dot sytë nga celulari, syri i tretë në të ardhmen do të jetë mjaftg i dobishëm”, shton ai. Shpikja e të riut përdor një xhiro sensor për të matur këndin e qafës së personit dhe një sensor ultrasonikë për të llogaritur distancën mes syrit robotic dhe çdo pengese. Që të dy ata janë të lidhur me një mikrokontrollues me bateri. Paeng thotë megjithatë se Syri i Tretë shërben për të paralajmëruar, por nuk është zgjidhja përfundimtare për të varurit pas smartphone, që nuk shohin fare se ku ecin.
Top Channel