“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd
Një operacion antidrogë ka vënë në pranga një person nga Prishtina ndërsa janë sekuestruar 2.5 kg kokainë, 3 armë, karikator, qindra fishekë dhe dy mjete.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi se aksioni është realizuar nga policia e Prishtinës në koordinim me policinë gjermane.
Ai nuk ka dhënë detaje për personin e dyshuar të arrestuar dhe për ambientin ku u gjet sasia e lëndës narkotike, megjithatë sqaron se po punojnë për të luftuar tregtinë e paligjshme të drogës.
“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në kordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete.
Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, shkroi Sveçla.
Top Channel