Ekzekutimi i Gramoz Memës pranë banesës në Ksamil ka tronditur nënën e viktimës dhe banorët e zonës.

Gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi bën me dije se është duke u hetuar mbi marrëdhëniet në emigracion të 46-vjeçarit dhe lidhjet e dyshimta me aktivitete që nuk kanë të bëjnë me biznesin e tij.

Pavarësisht se lëvizte shpesh nga Shqipëria, Gramoz Mema nuk njihet si person me konflikte të mëparshme.

Gramoz Mema u ekzekutua me armë zjarri pistoletë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së kaluar dhe në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja. Mema ishte pronari i një lokali në Ksamil, ku jetonte vetëm gjatë sezonit të verës, pasi pjesën tjetër të kohës punonte dhe jetonte në Greqi.

Autorët i kanë bërë pritë në afërsi të banesës dhe janë larguar me një automjet. Mema, me origjinë nga Tepelena ka qenë emigrant në Angli deri para 10 vitesh. Ai ishte djalë i vetëm dhe jetonte vetëm me nënën e tij. Ndërkohë mësohet se i ndjeri kishte dhe një banesë në Tiranë, ku thuhej se jetonte dhe aty një pjesë të kohës.

Nga policia janë  shoqëruar disa për tu marrë ne pyetje, vazhdon puna e grupit hetimor për sekuestrimin e pamjeve filmike. Ndërkaq, policia po punon për kapjen e autorit/ve.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA