Koreja e Veriut, ligj çnjerëzor: Dënim me vdekje kush sheh filma të huaj e vesh xhinse

07/06/2021 15:53

Koreja e veriut i ka shpallur luftë xhinseve, filmave të huaj dhe zhargoneve; një ligj i ashpër i miratuar së fundi parashikon ndëshkime brutale për këdo që shkel rregullat ndërkohë që vendi i izoluar komunist kërkon të zhdukë çdo lloj ndikimi të huaj.

BBC sjell rrëfimin e Yoon Mi-so e cila thotë se ishte 11 vjeçe kur pa për herë të parë një burrë të ekzekutohej sepse u kap me një film dramatic koreano-jugor. E gjithë lagjja u urdhërua ta shihte vrasjen e tij.

“Nëse nuk e bënim, kjo do të quhej tradhti”, tha vajza që tashmë jeton në Seul. “E kam ende para syve momentin që e nxorën me dytë e lidhura. Aq shumë i rridhnin lotët, sa e fasha që i mbulonte sytë ishte lagur e tëra. Ai moment ka qenë traumatic për mua”, shton Mi-so.

Imagjinoni të jeni në një gjendje bllokimi të vazhdueshëm, pa internet, pa media sociale dhe vetëm disa kanale televizive të kontrolluara nga shteti e që përcjellin vetëm ato të cilat udhëheqësit e vendit duan që njerëzit të dëgjojnë, kjo është jeta në Korenë e Veriut, shpjegon BBC. Kim Jong unë tani e ka shtrënguar akoma edhe më shumë situatën me aprovimin e një ligji të ri brutal kundër atij që regjimi e përshkruan si “mendim reaksionar”.

Kushdo që kapet me filma apo çdo lloj medie Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tani përballet me dënimin me vdekje. prerjet e flokëve dhe veshjet po ashtu janë rreptësisht të kontrolluara për të shmangur ndikimin e huaj, të përshkruar si “një helm i rrezikshëm” për popullatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA