
Histori si e Parashqevi Simakut, ylli i muzikës filmohet duke fjetur rrugëve në gjendje të mjerueshme! E shkatërroi vdekja e nënës
26/02 14:40
Fansat e boksit nuk janë aspak të kënaqur nga ndeshja mes legjendës Floyd Mayweather dhe Logan Paul gjatë mbrëmjes të së dielës.
Të gjithë kishin bërë pagesën për të parë ndeshjen, por u shqetësuan se gjithçka panë ishte “përqafimi”.
Kjo bënte më të vështirë që të grushtoheshin me njëri-tjetrin, momentin të cilin po e prisnin të gjithë me padurim por nuk ndodhi. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta pas kësaj ndeshje.
“Përqafime. Ne paguam për të parë dy meshkuj duke u përqafuar, jo duke u ndeshur”, ishte një nga komentet.
Të tjerë thonin se kanë siguruar mjaft të ardhura vetëm nga përqafimet që i kanë dhënë njëri-tjetrit për 8 raunde.
Top Channel