FOTOT/ Pedagogu nxjerr tezat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ironizon: Fajin e ka opozita, se…

07/06/2021 11:19

Pedagogu Ndriçim Mehmeti në një postim në facebook ka publikuar fotot e tezave të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa  ironizon duke thënë se nuk heqim dorë nga shpërndarja dhe zgjidhja e testit në kohën e duhur.

Mehmeti shkruan se ky është një mirëadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit, ndërsa vijon ironinë duke thënë se “e kam të qartë që fajin e ka opozita, se ka brenda ata të FRPD dhe mësues të djathtë që duan t’i nxijnë faqen arsimit Rilindas”.

Postimi i plotë:

Nuk heqim dore nga tradita e mire e daljes, shperndarjes dhe zgjidhjes se testit ne kohen e duhur.

Qe ne oren 10.00 testi i Gjuhes Shqipe dhe Letersise ka marre rruget nga shkollat ne tryezat e kafeneve per zgjidhje dhe dorezim pergjigjesh ne kohen e duhur.

E kam te qarte qe fajin e ka opozita, se ka brenda ata te FRPD dhe mesues te djathte qe duan ti nxijne faqen arsimit Rilindas

Ky eshte nje mireadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kerkoni fajin askund veç paaftesise tuaj

Suksese ne jete zysh Kushi

Gazetarja Kristi Gongo ka thënë se për personat që nxjerrin tezat gjatë kohës, që është duke u zhvilluar provimi, rregullorja e maturës parashikon ndjekje penale për ta.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA