Fiks Fare/ Ashensori i pallatit nga kati 3, askush nuk ka vënë dorë mbi të përveç hajdutëve! Shteti “ndihmon” ndërtuesit. Fondet e rindërtimit nga buxheti i shtetit!

07/06/2021 20:47

Fiks Fare risolli në vëmendje  edhe njëherë  pallatin 8-katësh në Durrës, i cili duhet të kishte të instaluar ashensorin nga kati 0 apo nga kati 1,  por që i fillonte ashensori në katin e tretë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit , pallati është shkatërruar, ndërkohë që ekspertët e huaj janë çuditur nga vendosja e ashensorit në katin e tretë. Aktualisht, pallati 8-katësh në zonën e Shkozetit është shpallur i pabanuar që nga nëntori i 2019 dhe ende është lënë në mëshirë të fatit.

Banorët u ankuan sërish në Fiks Fare se pas kaq kohësh askush nuk i ka lajmëruar se çfarë do të bëhet.  Ata shprehen për Fiksin se kanë mbetur duke ndërruar shtëpi me qira dhe se çfarë do bëhet me shtëpitë e tyre askush nuk u jep një përgjigje.  Gjithashtu ata ngrenë zërin me të madhe, pasi në pallat kanë filluar vjedhjet në masë.

“Nuk kanë lënë dyer e dritare pa marrë. Madje edhe sahatet e ujit i kanë vjedhur nga pallati, plus komplet inskabujt elektikë dhe hidrosanitaret e tualeteve apo edhe elektorshtëpiaket” shprehet njëri prej banorëve.  Ndërsa dikush tjetër thotë se më shumë pallati është prishur dhe degraduar nga hajdutët dhe heshtja e instancave se sa nga tërmeti i 26 nëntorit.”

” Ne jemi interesuar në bashki, por ata edhe kur vijnë në këtë pallat vijnë fshehurazi dhe nuk na njoftojnë ne banorëve” shprehet njëri prej tyre duke pohuar se nuk e dinë se çfarë fati do ketë pallati i tyre , do prishet apo do rikonstruktohet. “Të paktën të na thonë se ku do vemi. Jetojmë me qira, na japin bonus, po ngelëm me plaçka në duar”  shtojnë banorët.

Edhe nga  vëzhgimi që bëri brenda pallatit Fiks Fare shihen qartë dëmtimet e tij si dhe vjedhjet që janë bërë. Madje edhe ashensori i famshëm që fillon në katin e tretë të pallatit 8 katësh mbi të duken qartë tullat e dëmtuara. Dhe vetë banorët e vënë në dukje duke thënë që ashensori duhet të jetë në kafaz të betonizuar dhe jo me tulla.

Pallati është ndërtuar në vitin 2009, nga ndërtuesi Maksim Cani. I cili rikontaktohet nga Fiksi.  I pyetur për ndonjë info në lidhje me pallatin dhe se çfarë do behët me të, ndërtuesi Cani shprehet se bashkia i ka kërkuar zyrës së projektimit të bëj një projekt për rindërtimin, dhe ky projekt akoma nuk ka ardhur. “Aty ka një akt-kontrolli që është bërë nga grupi i specialistëve shqiptarë dhe të huaj, pastaj është bërë një rivlerësim nga Instituti i

Ndërtimit, i cili ka përcaktuar që ai ka rezistuar si konstruksion, por do bëhen riforcimet e nevojshme për të cilat është ngarkuar studio e projektimit që të bëj këtë projekt. Të presim projektin dhe preventivin dhe bashkia pastaj  të tenderojë firmën që do e rindërtojë” shprehet ndërtuesi Cani. pyetjes së gazetarit nëse do e rindërtonte ai si ndërtues z. Cani përgjigjet” Jo unë e kam dorëzuar atë, do ta ndërtojë bashkia  me tenderë siç bën me gjithë të tjerët.”

E pyesim edhe për ashensorin nga kati 3-të, na thotë se “zbarova vetëm projektin, ashtu ishte projektuar”.

Pas kësaj përgjigje, Fiksi u interesua pranë Bashkisë Durrës,  për të ditur se në çfarë faze është rregullimi i pallatit. Bashkia tha se ka kontraktuar një firmë private Arkonstudio, e cila duhet të bëjë ekspertizat për gjendjen e pallatit. Më pas, kjo firmë duhet t’i dërgojë këto ekspertiza në Institutin e Ndërtimit, ku duhet të hartohet preventivi për gjendjen dhe koston. Nëse kostoja i kalon 70 % të vlerës së pallatit, atëherë do të shembet dhe do të ribëhet nga e para.

Por, deri më tani, këto procedura me lekët e buxhetit të shtetit jo të firmës që e ndërtoi, ende nuk janë bërë . Për pasojë banorët ende janë në mëshirë të fatit!

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA