Al-Khelaifi, i prerë: Askush s’mund të na ndajë nga Mbappe dhe Pochettino

07/06/2021 11:10

Nasser Al-Khelaifi i bën gjërat të qarta. Mbi të ardhmen e Mbappésë, Neymarit dhe të Pochettinos. Presidenti i Paris-Saint, në një intervistë për “L’Equpie”, flet për të ardhmen e afërt të klubit, që mbështetet te dyshja e famshme e sulmit.

“Dua të jem i qartë: Mbappé do të qëndrojë, ne nuk do ta shesim kurrë, por gjithashtu nuk do të mund të largohet falas. Barcelona u përpoq deri në momentin e fundit të merrte Neymarin, por tani ai është i lumtur këtu.”

Duke folur për “yllin” francez, Al-Khelaifi shton:

“Mbappe ka gjithçka që i nevojitet këtu. Në cilin klub mund të gjejë ambicie dhe plane më të mira sesa te PSG? Diskutimet e rinovimit janë në rrugë të mbarë, shpresoj se do të mund ta gjejmë së shpejti kompromisin.”

Al-Khelaifi hodhi poshtë gjithashtu thashethemet në lidhje me Pochettinon, për të cilin është raportuar se ka kërkuar largimin, për t’u kthyer te Tottenhami,

“U takuam dy here në fund të sezonit dhe kemi biseduar për 2-3 orë. Në asnjë moment nuk më tha se donte të largohej. Gjithmonë kishte një qëndrim proaktiv dhe është i përfshirë në çështjet e klubit. Ai flet çdo ditë me Leonardon për merkaton, të mos harrojmë se ka edhe dy vite në kontratë. Ashtu si në rastin e Mbappésë, po përpiqen të na shqetësojnë, por askush nuk do të mundet të na ndajë”.

Më në fund, presidenti i PSG-së jep një koment të shkurtër për të ashtuquajturën Superligë.

“Klubet që janë bashkuar me të, duan të eliminojnë konkurrencën, duke vrarë ëndrrat e futbollit dhe tifozëve. Të gjithë duhet të kenë të drejtën të ëndërrojnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA