30-vjeçari shqiptar vritet në Gjermani pas përplasjes në semafor/ Autori del para gjykatës (Fotot)

07/06/2021 23:03

30-vjeçari shqiptar nga Kosova Armin Neziri të enjten është vrarë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani.

Mediat gjermane raportojë se ai u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”.

Lidhur me këtë rast, i dyshuari i ngjarjes, Rinor Z. nga Kosova u përball me autoritetet sot pasdite.

Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer teksa edhe iu shpall urdhri i arrestit.

I dyshuari tani është në paraburgim, ndërsa Prokuroria e akuzon për vrasje.

Dyshohet se në këtë incident mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona.

Kush është Armin Neziri?

Më 22 Mars 2017 kishte të shtëna me armë zjarri në Andreas-Hermes-Platz,  ku mbeti një person i vdekur dhe autor ishte shqiptari nga Kosova, i identifikuar si Armin Neziri.

Ai qëlloi një 25-vjeçar maqedonas për vetëmbrojtje. Para kësaj, Neziri ishte plagosur nga disa goditje me thikë. Mbetet ende e paqartë nëse vrasja e Armin Nezirit lidhet me incidentet në vitin 2017.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA