Në Kosovë u konfirmuan të hënën dhjetë raste të reja me koronavirus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,277 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 134 pacientë.

Raste aktive, sipas IKSHPK-së, aktualisht janë 1,074.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 107,507, i viktimave në 2,245 dhe i të shëruarve në 104,188.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars.

Deri të hënën, sipas IKSHPK-së, janë vaksinuar 80,803 persona.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit që përfshin personat e moshës 65-79 vjeç.

Në fazën e parë, përparësi u është dhënë mbi 80-vjeçarëve dhe punonjësve shëndetësorë.

Faza e tretë e vaksinimit masiv është paralajmëruar se do të nisë më 15 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA