Plas sherri mes 6 personave, godasin njëri-tjetrin me sende të forta në parking

06/06/2021 09:17

Policia njofton se në parkingun e një autolarje në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje ndërmjet 6 personave,  ka ndodhur një përleshje fizike.

Disa prej të dyshuarve kanë përdorur mjete të forta (shufra metali) dhe si pasojë e rrahjes, tre prej te dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor, ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të  gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Top Channel