Në 30 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ministri Osmani dekoron 30 personalitete të huaja

06/06/2021 18:05

Me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka dekoruar me vendim, “Mirënjohje të 30 personaliteteve të huaja”, funksionarë të lartë të BE-së dhe NATO-s, qeveritarë, diplomatë dhe njohës të këtij shteti dhe rajonit.

Midis tyre është edhe emri i ish ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias i njohur për negociatat dhe më në fund arritjen e Nënshkrimit të Marrëveshjes historike të Prespës.

Sipas Ministrisë së Jashtme në Shkup me këtë titull u kushtohet vëmendje e veçantë këtyre personaliteteve për veprën që kanë lënë në konsolidimin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbështetjen e perspektivës auro-atlantike, si dhe përforcimin e kohezionit, multietnik, multikulturor dhe multifetar të këtij shteti dhe shoqërisë së tij.

Më poshtë, lista me 30 emrat sipas ministrisë në Shkup:

ROBERT BADINTER, Kryetar i Komisionit Arbitrar të Konferecës për paqe në Jugosllavi
LORENS BATLER, Ambasador i SHBA-së (2002-2005)
ERHARD BUSEK, Koordinator Special i Paktit për stabilitet për Evropën Juglindore (2002-2008)
MAKS VAN DER SHTUL, Komesar i lartë për çështjet e pakicave nacionale në OSBE (1993-2001)- pas vdekjes
SER BARNI VAJT SPUNER, Gjeneral britanik dhe komandant i NATO-s në vendin tonë (2001) dhe anëtarë i Grupit të Ohrit
ZHELU ZHELEV, Kryetar i Republikës së Bullgarisë (1990-1997)- pas vdekjes
KLAUS KINKEL, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë- pas vdekjes
NIKOS KOZIJAS, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Helene (2015-2018)
ALEN LE RUA, përfaqësues special i BE (2001-2001) dhe anëtar i Grupit të Ohrit
SHTEFAN LENE, drejtor i Drejtorisë për Ballkan, Evropë Lindore dhe Azi Qendrore në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të BE-së (2002-2008)
ANA LIND, Ministër i Punëve të Jashtëm i Suedisë dhe kryesues me Këshillin e BE-së (2001)- pas vdekjes
TADEUSH MAZOVJECKI, Raportues Special i Komisionit për të drejtat e njeriut në OKB- pas vdekjes
XHON MEKEJN, Senator Amerikan- pas vdekjes
METJU NIMIC, Përfaqësues Personal i Sekretarit të Përgjithshëm të KB (1999-2019)
LORD PATEN, Eurokomesar për Punët e Jashtme (1999-2004)
XHEJMS PERDJU, Përfaqësues i SHBA-së në vendin tonë (2001) – pas vdekjes
REINHARD PRIBE, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Sekretariatin e Përgjithshëm të BE-së për Punët e Jashtme (2001-2004) dhe Zgjerimi të BE-së (2005-2006)
ROMANO PRODI, ish Kryeministër i Italisë dhe President i Komisionit Evropian (1999-2004)
KONDOLIZA RAJS, Sekretare e Shtetit të SHBA-së (2005-2009)
OLI REN, Komisioner Evropian për Zgjerimin (2004-2010)
LORD ROBERTSON, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s (1999-2004) dhe Kryetar i Grupit të Ohrit
DANIEL SERVER, profesor universiteti
DEJVID SLIN, ish-diplomat britanik
HAVIER SOLANA, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (1999-2009) dhe anëtar i Grupit të Ohrit
ZHAN FRANSUA TERAL, Ambasador i Republikës Franceze (2000-2003)
PITER FEJT, Përfaqësues Personal i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s (2001)
ERVAN FUERE, Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shef i Delegacionit të Komisionit Evropian (2005-2011)
KRISTOFER HILL, Ambasador i SHBA-së (1996-1999)
RIÇARD HOLBRUK, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështje Evropiane dhe Kanadeze (1994-1996) – pas vdekjes
HIKMET ÇETIN, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë (1991-1994)
HANS LOTAR SHTEPAN, historian dhe ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë (1993-1997) – pas vdekjes

Top Channel