Shumë dëshmi, rrëfime e përjetime të krimeve të luftës në Kosovë po mbeten të padëgjuara. Katër organizata të ndryshme i thanë agjencisë së lajmeve KosovaPress se janë 33 viktima që i kanë identifikuar e që tashmë nuk jetojnë më, por ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
Bashkë me trupat e tyre, po varrosen edhe dëshmitë e shumë grave e burrave që u dhunuan seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. ndersa shumë prej tyre po jetojnë me pasojat traumatike, pati edhe të tjera që vendosen të mos jetojnë më. Familjarët u detyruan që të thonë se kanë vdekur nga ndonjë sëmundje, kjo për shkak të stigmës dhe mentalitetit. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride
Rushiti tregon se 520 gra e burra vijojnë të marrin shërbime psiko-sociale prej mëse dy dekadash.
Feride Rushit: “Tetë-nëntë persona në rajonin e Drenicës ku kemi punuar thuhet që kanë bërë vetëvrasje. Dhe si të tilla ato asnjëherë nuk janë vërtetuar apo lëshuar një dokument që ndërlidhet me të kaluarën e tyre historike.
Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj thekson se familjarët janë detyruar t’i quajnë vdekje natyrore.
Tahiraj:“Sipas të dhënave të grave, kemi të dhëna që nga paslufta deri më tani, kanë humbur jetën 12 gra. Fatkeqësisht disa nga këto gra ende nuk kanë arritur të trajtohen.
Disa nga këto kanë bërë edhe vetëvrasje, për shkak të stigmës e paragjykimit. Po ashtu, edhe familjarët janë detyruar t’i quajnë vdekje natyrore për shkak të identifikimit të këtyre grave.
Përveç sëmundjeve dhe moshës, ka pasur të tjerë që kanë vdekur edhe gjatë kohës së pandemisë por ka dhe prej tyre që nuk arritën as të fitonin statusin e viktimës
“Ne nuk kemi pasur raste të identifikuara me sa po më kujtohet kërkoj falje, ka qenë një rast ndoshta që nuk kemi arritur ta shqyrtojmë. Por nuk kemi pasur mundësi të shqyrtimit, një rast apo dy, nuk jam shumë e sigurt. Për arsye se puna jonë është me kode, ne nuk e hapim një aplikacion derisa t’i vjen radha ta shqyrtojmë në komision, pavarësisht që e kemi pranuar aplikacionin”.
Për njohje të statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale kanë aplikuar 374 persona, 264 prej tyre kanë fituar të drejtën, ndërsa katër raste janë refuzuar.
Top Channel