Vladimir Putin mendon se Shtetet e Bashkuara treguan standarde të dyfishta me trajtimin e bërë protestuesve që morën pjesë në mësymjen e Kapitolit në janar.

Protestat antiqeveritare jashtë kufijve i kritikojnë, u shpreh shefi i Kremlinit, ndërsa amerikanët vetë i ndjekin penalisht. Komentet e tij, presidenti rus i bëri gjatë një forumi biznesi në Shën Petersburg, ku i uli ndjeshëm pritshmëritë rreth takimit të tij me Presidentin e SHBA Joe Biden në Gjenevë, Zvicër.

Ai tha se nuk priste asnjë përparim kur të dy ë gjenden përballë njëri tjetrit në 16 qershor. Putin ishte plot kritika për SHBA-në: ai mohoi pretendimet se sulmet e fundit kibernetike ndaj kompanive amerikane e kishin origjinën në Rusi dhe zërat se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, por më shumë u fokusua tek protestat në Bjellorusi, aleati i madh rajonal i Moskës dhe hoqi paralele me ngjarjet në Kongres.

Ata njerëz që hynë aty nuk ishin turma gabritësish e keqbërësish. Ishin njerëz që vinin me kërkesa politike. Të mos e harrojmë këtë”, thotë Putin.

Kur moderatori i forumit i tha se komentet e tij mbi trazirat e Kapitolit mund të nxisin bllokimin e tij në rrjetet sociale amerikane, Putin u përgjigj: “Po s’më bëhet vonë, le të bllokojnë ku të duan”, dhe publiku shpërtheu në duartrokitje. Më herët gjatë javës, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov deklaroi se protestuesit e Kapitolit po persekutoheshin nga qeveria amerikane. deri tani, për trazirat e janarit kanë përfunduar në pranga rreth 500 të dyshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA