Rrjeti gjigand informatik i Omanit, Al Jazeera tha sot se korrespondentja e saj arabe është arrestuar nga policia izraelite teksa raportonte për demonstratën në territorin e pushtuar të Jerusalemit Lindor, Sheikh Jarrah, ku Izraeli po përgatitet të dëbojë nga shtëpitë e tyre disa familje palestineze për të vendosur atje kolonë izraelitë.
Arrestim ka sjellë dënesë të ashpër nga vëzhguesit e medias dhe mbrojtësit e lirive, teksa gazetarja Givara Budeiri nga Doha ishte rrahur gjatë arrestimit nga ushtaraket izraelite dhe pajisjet e grupit të saj ishin shkatërruar.
Budeiri po mbulonte marshimin e heshtur palestinez për 54-vjetorin e al-Naksa, siç quajnë palestinezët pushtimin izraelit të Jeruzalemit Lindor, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës në vitin 1967.
Sheikh Jarrah ka qenë prej javësh vendi i protestave palestineze në mbështetje të familje që Tel Avivi kërkon të dëbojë nga shtëpitë.
Dëshmitarët thanë se Budeiri u arrestua pa arsye të dukshme e megjithëse mbante shenjat dalluese të gazetarëve.
Watch as Israeli occupation forces beat and detain veteran Aljazeera journalist Givara Albudairi
There may be a ceasefire but Israel is still committing crimes #JournalismIsNotACrime
— Jamal Elshayyal جمال الدين الشيال (@JamalsNews) June 5, 2021
Israeli forces assault and detain @AJArabic’s Jivara alBudeiri and smash the channel’s camera while the team was covering a demonstration marking 54 years of Naksa in #SheikhJarrah pic.twitter.com/TokxMDGBvR
— Rania Zabaneh (@RZabaneh) June 5, 2021
Top Channel