Jeruzalem, policia izraelite arreston gazetaren e Al Jazeera në protestën e dëbimeve në Sheikh Jarrah (video)

05/06/2021 21:48

Rrjeti gjigand informatik i Omanit, Al Jazeera tha sot se korrespondentja e saj arabe është arrestuar nga policia izraelite teksa raportonte për demonstratën në territorin e pushtuar të Jerusalemit Lindor, Sheikh Jarrah, ku Izraeli po përgatitet të dëbojë nga shtëpitë e tyre disa familje palestineze për të vendosur atje kolonë izraelitë.

Arrestim ka sjellë dënesë të ashpër nga vëzhguesit e medias dhe mbrojtësit e lirive, teksa gazetarja  Givara Budeiri nga Doha ishte rrahur gjatë arrestimit nga ushtaraket izraelite dhe pajisjet e grupit të saj ishin shkatërruar.

Budeiri po mbulonte marshimin e heshtur palestinez për 54-vjetorin e al-Naksa, siç quajnë palestinezët pushtimin izraelit të Jeruzalemit Lindor, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës në vitin 1967.

Sheikh Jarrah ka qenë prej javësh vendi i protestave palestineze në mbështetje të familje që Tel Avivi kërkon të dëbojë nga shtëpitë.

Dëshmitarët thanë se Budeiri u arrestua pa arsye të dukshme e megjithëse mbante shenjat dalluese të gazetarëve.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA