Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 18:00 miqësoren me Uellsin dhe skuadra kuqezi ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit për këtë përballje.

Trajneri Edy Reja e ka bërë gati formacionin që do të hedhë në fushën e lojës diçka që ai e pohoi edhe në konferencën e tij për shtyp. si zakonisht skuadra jonë kombëtare do të zbresë në fushën e lojës me skemën 3-5-2 dhe Pa Etrit Berishën, portën e kuqezinjve në sfidën me uellsianët do ta mbrojë Selmani.

Mbrojtja ashtu siç e tha edhe vetë Reja pasditen e së premtes do të përbëhet nga Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli. Në mesfushë konfirmohet prania e Keidi Bares, Amir Abrashit që do të jetë edhe kapiteni i skuadrës për këtë përballje dhe Endri Cekiçit, ndërkohë që atyre u bashkohen edhe Doka dhe Ermir lenjani. Përsa i përket sulmit, Rei Manaj do të ketë si  partner në repartin e avancuar Bekim Balajn.

Pas sfidës me Uellsit, Kombëtarja Shqiptare do të udhëtojë drejt Pragës për të zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore, atë me Cekinë dhe që të dyja këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel