Burri qëllon mbi gruan dhe vret veten në mes të ditës, filmohet ‘live’ nga qytetari (Pamjet e rënda)

05/06/2021 12:44
Pamje gjatë vrasjes

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në mes të ditës në Francë, ku burri ka qëlluar mbi gruan e tij e më pas vret veten në mes të ditës.

Një grua u sulmua në mes të rrugës, të enjten më 3 qershor në bulevardin “d’Alsace”, në rrethin Borny në Metz të Francës. Autori qëlloi dy herë në drejtim të saj, pastaj e ktheu armën mbi veten.

Të dy u shtruan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa ai ndërroi jetë nga plaga në kokë. Në imazhet e transmetuara në një rrjet social, ne mund të shohim një burrë të veshur me të zeza, duke ndjekur një grua që bërtet duke kërkuar ndihmë disa herë, duke kaluar bulevardin në pjesën e pasme të një furgoni të bardhë të parkuar në rrugë.

Burri e sulmon fillimisht, ndërsa një grua tjetër përpiqet të ndërhyjë. Por ajo nuk mund të ndërhyjë sepse burri e kërcënon me armë. Sipas fqinjëve të intervistuar nga një ekip nga “France 3 Lorraine”, ata janë një çift në të dyzetat, të martuar, por që jetonin të ndarë me tre fëmijë në shkollë.

Sipas të afërmve, gruaja kishte bërë një ankesë kundër burrit të saj dhe donte të divorcohej. Por ai zgjodhi që ta vriste, më pas të qëllonte edhe mbi vete në mënyrë që ata të qëndrojnë së bashku.

Në mesditë, ai ishte fshehur në dhomën e biçikletave të ndërtesës ku banon gruaja e tij, pasi la dy fëmijët më të vegjël në shkollë.  Që nga fillimi i vitit, 48 gra janë vrarë në Francë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA