Serial-killeri famëkeq i Siberisë rindërton skenat e krimeve me hetuesit

04/06/2021 22:52

Një ish-polic në rajonin verior rus të Siberisë që ka varë e përdhunuar dhjetra gra duke u ofruar t’i shoqëronte me makinë në orët e vona, është shpallur fajtor së fundmi dhe për dy vrasje të tjera të pazgjidhura, duke e çuar numrin total të mizorive në 80.

Në pamje ai shihej dje qe përsëriste veprimet e tij në skenën e krimit, për t’u dhënë hetuesve raportin e plotë të mënyrës së kryerjes së vrasjeve. Mikhail Popkov, i njohur ndryshe si “ujku i natës” ishte dënuar më parë për 78 vrasje të kryera nga viti 1992 deri në 2007.

Ish-polici 57-vjeçar përdhunonte e vriste viktimat e tij, nganjëherë në makinë e shërbimit, ose kur ishte jashtë detyre në qytetin e Angarsk në Siberi. Autoritetet ruse thanë sot se Popkov mori dënimin shtesë prej nëntë vjet e tetë muaj burg për krimet e reja, përveç dy burgimeve të përjetshme që po kryen.

Popkov më herët e ka përshkruar veten si “spastrues i qytetit nga prostitutat”. Sulmeve të tij i kanë mbijetuar vetëm dy gra.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA