Roland Garros/ Tenistja ruse arrestohet në dhomën e masazhit me akuza shokuese (fotot)

04/06/2021 17:24

Tenistja e njohur ruse Yana Sizikova është arrestuar dje pas humbjes së ndeshjes në turneun prestigjoz francez Roland Garros, mes akuzave për fiksim të rezultatit.

26-vjeçarja specialiste e ndeshjeve në skuadër dyshe, u ndalua dje në mënyrë spektakolare dhe po mbahet në paraburgim në  Paris.

Sizikova, e renditur e 101-ta në botë, ende nuk ka komentuar mbi ngjarjen.

Hetimet mbi fiksimin e ndeshjeve të tenisit kishin nisur në tetor pas dyshimeve për “manipulim të organizuar” dhe “korrupsion në sporte” dhe në to janë të përfshirë sportistë e organizatorë të tjerë.

Njoftimi i arrestimit erdhi pak pasi Sizikova dhe shoqja e saj amerikane e skuadrës Madison Brengle humbën ndeshjen ndaj dy rumuneve Andreea Mitu e Patricia Maria Tigin, në raundin e parë të turneut.

Dyshimet ishin ngritur kur disa kompani bastesh verejtën një vërshim prej qindra mijëra euro që po vendoseshin gjatë shërbimeve të setit të dytë. Në periudhën e dyshuar të lojës, Sizikova dhe shoqja e saj e skuadrës kishin humbur të gjitha shërbimet, duke i dhënë fitoren rumuneve favorite, pa marrë asnjë pikë.

Sot prokuroria e Parisit tha për rrjetin Associated Press se Sizikova ishte arrestuar me akuza “rryshfeti në sporte dhe manipulim të organizuar” por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Ajo raportohej se u ndalua teksa dilte nga sesioni i masazhit  me kolegen ruse Yekaterina Alexandrova.

Dhoma e hotelit të Sizikova gjithashtu u kontrollua sipas të përditshmes vendase Le Parisien, e cila dha e para lajmin e arrestimit.

Lajmi u konfirmua dhe nga Federata Franceze e Tenisit, e cila nuk dëshironte të komentonte më shumë.

Vetëm vitin e kaluar Sizikova konkurroi për herë të parë në një kampionat madhor tenisi në Francë.

Fiksimi i rezultatit të ndeshjeve konsiderohet si një problem serioz si në tenis dhe në sporte të tjera dhe hetime të mëparshme kanë përjashtuar përjetë një numër sportistësh.

FOTO GALERI
2/5
Hetimet mbi fiksimin e ndeshjeve të tenisit kishin nisur në tetor pas dyshimeve për "manipulim të organizuar" dhe "korrupsion në sporte"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA