Nga skena te familja dhe kapitulli i ri në Amerikë, Afërdita Zonja rrëfen jetën dhe njohjen me gazetarin e njohur: Me Arturin kemi qenë shokë të ngushtë, s’e kuptuam kur… 06/04 12:31
Këngëtarja e mirënjohur, Big Mama ka surprizuar të gjithë fansat e saj me postimet e fundit në rrjetin social “Instagram”, teksa shfaqet duke festuar me mikeshat e saj në festën e beqarisë.
Krahas këtij postimi, ajo ka shkruar “Nata e fundit e beqarisë” dhe kështu kanë vërshuar urimet e miqve drejtuar këngëtares.
Big Mama është prej kohësh në një lidhje dashurie, por ka preferuar ta mbajë larg medias dhe të mos flasë asnjëherë publikisht për partnerin e saj.
Por akoma nuk dihet nëse është e vërtetë apo bëhet fjalë për një projekt muzikor. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.
Top Channel