Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 raste të tjera dhe shtatë viktima nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 155.379, ndërsa ai i viktimave në 5.442.

Po ashtu edhe numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është rritur në 148.910, me 38 pacientë që fituan betejën kundër virusit brenda ditës së fundit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer 807.837 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.109 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.027​​​​​​​.

Top Channel