Kolegji rrëzon opozitën për Beratin/ Lë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve. PD e LSI kërkonin ndryshimin

04/06/2021 11:58

Masakër elektorale për trupën e Kolegjit Zgjedhor nuk ka pasur as në qarkun e Beratit.

“Rrëzohet kërkesa e PD-LSI si e pambështetur në prova dhe ligj”, u tha në Kolegj.

Lëvizja Socialiste për Integrim  pretendoi ne seancën gjyqësore  se ka humbur  mandatin e saj të parë parlamentar për një grusht votash.  Por, procesi i rinumërimit  ne KQZ nuk ndryshoi rezultatin,  vetëm ngushtoi diferencën  mes PS dhe LSI nga 77 ne 58 vota.

  “Po te ishin hapur gjitha kutitë do merrnin mandatin, sepse  rivlerësimi nxori ne pah manipulimin”, tha Altin Kaizaj juristi i LSI-së.

  “Kutitë u hapën, u konstatuan gabim teknike”, tha Eridian Salianji juristi i PS.

 Pasi e humbi kauzat e saj  në KAS, opozita të njëjtin fat duket se ka edhe ne Kolegjin Zgjedhor, por ajo ka vendosur te mos tërhiqet  edhe pse gjykata  zgjedhore po  certifikon rezultatet e zgjedhjeve te 25 Prillit.

 “E kemi detyrim ndaj qytetareve të vijojmë betejën “, tha Ivi Kaso.

Berati është Qarku i tretë ku opozita rrëzohet në Kolegjin Zgjedhor, pasi më herët  e njëjta trupë shuajti shpresat e PD-LSI për  përsëritjen e zgjedhjeve në  Gjirokastër dhe Vlorë.

Top Channel