Gjermani, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në mbi 89 mijë

04/06/2021 16:15

Numri i viktimave si pasojë e Covid-19 ka shkuar në mbi 89.000 në Gjermani.

3.165 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 3.695.633 që prej fillimit të pandemisë.

Me vdekjen e 86 personave të tjerë, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 89.026.
Numri javor i rasteve në 100.000 persona është 29,7. Më 28 maj kjo shifër ishte 40, kurse dje 34,1.
Më 14 maj, numri i rasteve u regjistrua në 11.136, më 21 maj shënoi rënie në 8.769 dhe më 28 maj 7.380.

Në Gjermani, 37.409.415 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe 16.708.899 nga këta edhe dozën e dytë. Në vend, që nga 27 dhjetori numri i përgjithshëm i vaksinimeve arriti në 54.118.314.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA