Britania ka miratuar përdorimin e vaksinës së Pfizerit për tu administratuar tek fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç, pasi autoriteti rregullator i vaksinimit konkludoj se nga testimet e bëra me vaksinën Pfizer ajo ishte e sigurt dhe përfitimet janë më të mëdha nga rreziqet e kësaj vaksine.
Provat klinike të rreth 2 mijë fëmijëve të kësaj moshe zbuluan se pasi u ishin dhënë të dyja dozat askush nuk rezultoi pozitiv për koronavirusin e krahasuar me 16 fëmijë që nuk ishin vaksinuar.
Nga provat nuk rezultoi se se kishte efekte te reja anësore apo te kishte shqetësime per shëndetin e femijeve. Vaksinimi padyshim është një dileme e madhe etike. Kjo vaksine ishte aprovuar per fëmijët mbi 15 vjeçe ne muajin dhjetor te vitit te kaluar, ndërkohe nga sot e tutje ajo do lejohet tu behet kujtdo mbi 12 vjec, pasi përfitimet janë me te mëdha te rreziqet.
Enti rregullator britanik i cili normalisht vendos se cili do duhet te marr vaksinën, pritet ti thotë kryeministrit Boris Johnson, se vaksinimi i femijëve mbetet nje “vendim politik dhe do e lere topin ne deren e qeverise britanike”.
Me shume se 100 deputete britanik si dhe përfaqësues te OBSH-se, thonë se prioritet i dihet dhëne vaksinimit te te rriturve ne vendet e pazhvilluara dhe jo femijeve qe kane gjithsesi pak risk te preken nga kjo sëmundje.
Ndërkohe qe provat klinike nuk kane konkluduar ne efekte anesore te reja dhe vetëm shume pak serioze, fakt mbetet se shtate adoleshente amerikane kane pasur inflamacion te zemrës pas dozes se dyte dhe ishin shtruar ne spital, por asnjeri prej tyre nuk u sëmure rende dhe madje ishin aq mire me shëndet saqë u nxorren nga spitali. E njëjta gjë është vene re edhe gjate vaksinimit te femijeve ne Izrael. Trysnia per te vaksinuar femijet ne Britani mund te rritet gjate muajve te ardhshëm, pasi varianti indian i covidit është duke u përhapur dhe ka gjasa qe shume te rinjte te sëmuren prej tij.
Top Channel