Në SHBA është hequr zyrtarisht rregullorja e cila u vendos në zbatim në periudhën e ish-presidentit Donald Trump dhe e cila shkaktoi dëbimin e emigrantëve të parregullt në Meksikë.
Sipas një njoftimi me shkrim të publikuar nga Alejandro Mayorkas, sekretari i sigurisë së brendshme të SHBA-së, thuhet se i është dhënë fund programit “Protokollet e mbrojtjes së emigrantëve” i cili zbatohej që nga viti 2019 dhe i cili shkaktonte dëbimin e emigrantëve të parregullt në Meksikë që kërkonin mbrojtje humanitare.
Mayorkas deklaroi se lënia e rregullores ashtu siç është ose kryerja e ndryshimeve mbi të nuk do të ishte në përputhje me vizionin dhe vlerat e administratës së Joe Bidenit. Në njoftim është tërhequr vëmendja edhe mbi numrin e madh të emigrantëve të parregullt të deportuar në Meksikë pas refuzimit të aplikimit për strehim si dhe problemet për strehim, ushqim dhe siguri me të cilat përballen emigrantët e parregullt.
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John Kato e ka cilësuar vendimin si një ‘gabim serioz‘. Ai tha se administrata e Bidenit “ka liruar politikat e ndjeshme kufitare duke hedhur në plan të dytë sigurinë e vendit”.
Top Channel