Në botë janë administruar mbi dy miliardë vaksina kundër COVID-19

03/06/2021 16:27

Më shumë se dy miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit janë administruar deri tani në të gjithë botën.

Kina është në vendin e parë me 704,83 milionë doza, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 296,91 milionë, sipas të dhënave nga portali “Të dhënat nga Bota jonë”.

India ka administruar 221,4 milionë doza, Brazili 68,92 milionë, Britania e Madhe 65,66 milionë, Gjermania 52,78 milionë, Franca 37,45 milionë, Italia 35,82 milionë, Meksika 31,81 milionë dhe Rusia 29,79 milionë doza.

Turqia radhitet e 11-ta në botë me mbi 29,7 milionë doza të administruara, dhe më pas radhiten Indonezia, Spanja dhe Kanadaja.

Më së shumti vaksina në raport me popullsinë ka Sejsheli, ku në total janë administruar më shumë doza vaksinash se sa ka banorë. Në 100 banorë janë administruar 136,74 doza.

Nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë më shumë se 3,69 milionë jetë në pothuajse të gjithë globin, kurse janë regjistruar 171,71 milionë raste me koronavirus.

SHBA-ja, India dhe Brazili vazhdojnë të jenë vendet më të goditura, si nga numri i infeksioneve ashtu edhe i vdekjeve./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA