Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar Pirro Mani është ndarë nga jeta. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.
Pirro Mani është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani, ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Ai ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar.
Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.
Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.
Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.
Ndërkohë ndër të parët që ka reaguar për ndarjen e tij nga jeta ishte këngëtari Elton Deda.
Ai ka prekur me mesazhin e tij kushtuar ndarjes nga jeta të aktorit të njohur dhe regjisorit Pirro Mani, babai i partneres së tij, Jola Mani:
Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time. Dhe cfare trishtimi solle sot. Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!
Top Channel