Indi, shënohen mbi 3.200 vdekje të reja nga COVID-19

03/06/2021 03:36

Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 3.207 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.207 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 335.102. Ndërsa me 132.788 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 28.307.832.

Teksa ka rënë numri i rasteve, tërheq vëmendjen se në vend vdekjet vazhdojnë me të njëjtën shpejtësi. Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë. Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Normat e testeve pozitive në vend janë regjistruar të jenë në 8 për qind, normat e shërimit 92.5 për qind, ndërkohë vazhdojnë trajtimin ende 1.793.645 pacientë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA