Dhunojnë marokenin dhe përpiqen ta rrëmbejnë/ Policia italiane arreston në flagrancë 3 shqiptarët

03/06/2021 19:17

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë, pasi akuzohen për rrëmbimit personi, grabitje, dhunim dhe kërcënim personi.

Mediet fqinje shkruajnë se të arrestuarit janë A.K., 37-vjeç, N.K., 29-vjeç dhe A.L., 30-vjeç, banues në provincat e Firences dhe Pizës.

Ngjarja

Pasditen e djeshme, të tre shqiptarët kontaktuan me një  shtetas 29-vjeçar maroken, me vendbanim në Canino, ku i kërkuan të takohej në Manciano. Marokeni shkoi me makinë i shoqëruar nga një kushëri i tij.

Sapo mbërritën në pikën e takimit shqiptarët filluan të debatojnë dhe kjo gjë degradoi në dhunë me shkelma, grushte dhe ata ishin të armatosur me shkopinj.

Më pas shqiptarët e detyruan marokenin të hipte në makinën e tij, së bashku me kushëririn që ai kishte marrë me vete dhe njëri prej tyre filloi të ngiste makinën me një anëtar tjetër të bandës në krah, ndërsa nga pas i ndiqte një makinë BMW.

Pas hetimeve 3 shtetasit shqiptarë rezultuan se ishin përfshirë në një aksident rrugor në Ponte San Pietro, për shkak të shpejtësisë së lartë.

Shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Frosinone, me përjashtim të një personi që është shtruar në spital dhe po mbahet në mbikëqyrje. Personi që u rrëmbye dhe u dhunua është i shtruar në spital për dëmtime serioze, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA