Bisedimet me Iranin kanë hyrë në fazë të ndjeshme, thonë diplomatët

03/06/2021 10:26

Bisedimet me Iranin për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 po hyjnë në një fazë të ndjeshme, thanë diplomatët evropianë, pas një raundi bisedimesh që u mbajt në Vjenë.

“Përpara kemi vendimet e vështira, pasi kemi bërë një lloj përparimi për një marrëveshje të ardhshme”, tha grupi i diplomatëve nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

“Koha për një vendim po afron”, thanë ata.

Në bisedimet Vjenës në mënyrë indirekte po marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara pasi një delegacion amerikan është i vendosur afër vendit ku po mbahen negociatat dhe diplomatët evropianë po shërbejnë si ndërmjetësues mes delegacionin iranian dhe atij amerikan.

Presidenti iranian Hassan Rohani dëgjon kreun e Organizatës së Energjisë Atomike Ali Akbar Saleh gjatë një vizite të pajisjeve bërthamore të Iranit në Teheran.

Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore mes fuqive botërore dhe Iranin e arritur në vitin 2015. Ai pati thënë se ajo ishte e negociuar keq dhe i mundësonte këtij vendi të posedojë armë bërthamore. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione shkatërruese ndaj Iranit.

Në anën tjetër Teherani fillojë të mos zbatojë kushtet e marrëveshjes, duke njoftuar për nivele të reja të pasurimit të uraniumit.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka shprehur gatishmëri që të gjejë një zgjidhje, por ka kërkuar nga Irani që fillimisht të fillojë së zbatuari në plotni marrëveshjen.

Ndërsa, Teherani po kërkon që të hiqen sanksionet.

Ende është e paqartë se cilat nga sanksionet do të mund t’i hiqte Uashingtoni dhe si do të parandalonte përdorimin e objekteve bërthamore iraniane për qëllime ushtarake.

I dërguari i BE-së në bisedime, Enrique Mora, tha se beson që një marrëveshje do të arrihet në raundin tjetër të bisedimeve.

Negociatorët janë nën presion për të arritur një ringjallje të paktit përpara zgjedhjeve presidenciale të Iranit më 18 qershor, në të cilat ka të ngjarë të ftojë një president i linjës së ashpër.

Negociatori i lartë bërthamor i Iranit tha se pengesat për ringjalljen e marrëveshjes janë të komplikuara, por jo të patejkalueshme.

Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter u tha gazetarëve se negociatori kryesor amerikan, Rob Malley, do të kthehej së shpejti në Uashington duke theksuar se bisedimet po ecnin ngadalë.

“Disa përparime janë bërë”, u tha ajo gazetarëve por shtoi se: “Ky nuk do të jetë një proces i shpejtë ose i lehtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA