U ekzekutua dje në qendër të Tepelenës/ Viti 2018, kur Çajup Selimi fliste nga spitali pas sulmit me leva

02/06/2021 10:56

Ky është biznesmeni Çajup Selimi, i cili është qëlluar për vdekje, mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Tepelenës.

Selimi ishte pronar i një biznesi në Tepelenë dhe rreth tre vite më parë është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit.

Në videon e vitit 2018, nga spitali ai tregonte se si ndodhi ngjarja, ndërsa tregonte se kjo ishte hera e 4 që kërcënohej me jetë.

Deklarata e tij nga spitali në vitin 2018:

Pse rri te busi ti, pse rri përballë punës tënde, unë jam biznesmen, mos rri ti atje se duam ne. Vajta për të hedhur lekë për ofertën te AMC, ata sa dola nga aty erdhën dhe më qëlluan direkt para lokalit të Tërmet Premçit, më qëlluan me leva, me nxorën thika, më kërcënuan me jetë. Është e katërta herë që më kërcënojnë me jetë dhe i mbron ish shefi i komisariatit Tepelenë.

Nuk e di ç’lidhje kanë punojnë bashkë ata, me se punojnë nuk e di, punojnë me të zezë. Është hera e 4 që po kërcënohem dhe shteti nuk vë dorë se janë të shtetit, ne jemi shteti thonë ata.

Për mua nuk vlejnë taksat, vetëm taksat e atyre vlejnë . Unë jam një biznesmen dhe taksat e mia nuk vlejnë , vetëm taksat e atyre vlejnë. Domethënë unë jam jashtë, duhet të vdes unë, ata po më kërcënojnë që unë mos të rri as në biznesin tim, mos kalo këtu, mos rri atje, mos bëj këtu.

Nuk e marr vesh ca kanë, ata i mbron shteti. Partizan do dal tani unë, ata kanë shtetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA