Tragjike/ Foshnja 18 muajsh gjendet i mbytur në një pus, dëshmitari jep detaje për ngjarjen: Menduam se e kishin rrëmbyer! (FOTOT)

02/06/2021 18:55

Një foshnje 18 muajshe është nxjerrë i pajetë nga një pus ku kishte rënë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Nea Malgara, Selanik.

Nëna e kishte lënë foshnjën te gjyshërit e tij dhe kur shkoi ta merrte nuk e gjeti atë. Ajo njoftoi menjëherë policinë, e cila filloi për kërkimin e gjurmëve të foshnjës. Me ardhjen në ndihmë edhe të ekipit zjarrfikës u bë e mundur gjetja e foshnjës në pusin që ishte afër shtëpisë.

Dëshmia e një banori

Për “Protothema” një banor thotë se frika e tyre më e madhe u konfirmua.

Fëmija u gjet në pusin që ishte brenda në territorin e shtëpisë së gjyshes së foshnjës. Nëna ka një fëmijë tjetër nga martesa e saj e parë prej 17 vjetësh. Ajo po punonte dhe foshnjën e mbanin prindërit e saj. Fatkeqësisht familja u shkatërrua.

Tragjike për gjyshen që u kujdes për të dhe kush e di se si i humbi nga sytë. Ishte një kohë e keqe për fat të keq. Ata kanë jetuar këtu gjatë gjithë këtyre viteve, ne i kemi si njerëzit tanë. Ata e kërkuan atë për disa orë me fqinjët në rrugë dhe në parcelat përreth, por fatkeqësisht u konfirmua frika jonë më e madhe”, tha banori.

Ku ishin gjyshërit kur foshnja humbi gjurmët

Gjyshja ishte në katin e fundit të shtëpisë kur ndodhi ngjarja tragjike dhe gjyshi, i cili ka probleme me lëvizjen ishte poshtë.

Nëna 37-vjeçare dyshohet se e la fëmijën në 12:00 te gjyshërit dhe u nisën për tek dentisti. Kur gjyshërit e kuptuan që djali i vogël po mungonte, ata filluan të pyesnin lagjen nëse e kishin parë. Në fillim, ata besuan se dikush e kishte rrëmbyer të voglin.

Për këtë arsye ata nuk njoftuan menjëherë autoritetet dhe po vazhdonin ta kërkonin. Nëna e tij erdhi në orën 12.40 dhe filloi të kërkonte fëmijën, si dhe bëri menjëherë njoftimin e policisë.

Kërkimet

Kërkimet nga policia dhe nga zjarrëfikësit që vazhdonin dhe nuk po e gjenin foshnjën, i bëri autoritetet të mendonin se ai kishte rënë diku. Në shtëpinë e të moshuarve kishte një pus dhe ishin dy hekura, të cilat ishin të përkulura dhe me gjak.

Menjëherë të gjithë e kuptuan se djali 18-muajsh kishte rënë brenda dhe filloi një proces i ankthshëm për ta nxjerrë atë.

Fatkeqësisht, ai u gjet pa ndjenja dhe lajmi se ai kishte humbur jetën shkaktoi tronditje dhe trishtim si në familje ashtu edhe në zonën përreth. Sipas medieve fqinje babai 50-vjeçar i fëmijës është shofer kamioni dhe po kthehej nga Athina në atë kohë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA