Së paku dhjetë civilë u vranë në dy shpërthime në pjesën perëndimore të Kabulit, thanë zyrtarët afganë të sigurisë.
Katërmbëdhjetë të tjerë u plagosën në disa shpërthime të tjera, që goditën dy minibusë, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Ferdows Faramarz.
Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup.
Por, edhe talibanët, edhe militantët e grupit Shteti Islamik janë aktivë në Afganistan.
Në fillim të muajit maj, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë.
Shpërthimi në hotelin Serena në Kueta të Pakistanit. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën militantët e Tehrik-e Taliban Pakistan. Pakistan, 21 prill, 2021.
Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan.
Kjo ka rritur shqetësimet e vëzhguesve nëse Qeveria afgane mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.
Top Channel