Vendet e Bashkimit Evropian duhet të marrin parasysh mungesën globale të vaksinave antiCOVID-19 para se të fillojnë të vaksinojnë adoleshentët, njoftoi sot Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Javën e kaluar, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinat Pfizer-BioNTEch kundërCOVID-19 për fëmijët 12 vjeç. Rekomandimi i mëparshëm i EMA ishte që këto vaksina t’u jepen atyre 16-vjeçar.
ECDC bëri thirrje për shtyrjen e vaksinimit të të rinjve në vendet e pasura dhe deklaroi se vaksinimi i adoleshentëve duhet të jetë një përparësi vetëm kur ata janë në rrezik të lartë të zhvillimit të simptomave serioze të koronavirusit. ECDC ka një rol këshillues në Evropë për vaksinimin, administruar nga qeveritë kombëtare.
Studimet tregojnë se shumica e njerëzve nën moshën 20-vjeç që infektohen me virusin korona kanë simptoma të lehta, por rreziqet rriten tek ata që kanë sëmundje neurologjike ose të mushkërive, tha ECDC.
Top Channel