Trajneri në pritje të ofertave/ Presidenti i Vllaznisë: Ka rinovuar, kanë mbetur vetëm disa detaje

01/06/2021 15:32

Festa për Vllazninë për kurorëzimin e këtij sezoni duket se zgjat shumë pak pasi tashmë ajo është rikthyer në vitrinë dhe si rrjedhojë është në qendër të vëmendjes dhe të interesit të kujtdo.

Veç çështjes së privatizimit që me gjasë gjithçka është mbyllur në favor të sponsorit aktual Alban Xhaferri, ajo që mbetet për t’u parë është vazhdimësia e këtij stafi drejtues që kontribuoi në rikthimin e Vllazninë pas 13 vitesh tek Kupa e Shqipërisë dhe në krye të tabelës së klasifikimit në garë për titullin deri në javën e fundit.

 “Por jam shumë i kënaqur për gjithçka që kemi bërë dhe dua të falënderoj këdo që ka kontribuar dhe më kanë mbështetur nga Albani tek Voltana, skuadra dhe këdo që kam pasur afër. Ka qenë një sezon i madh”, tha Tomas Bërdaric, trajneri i Vllaznisë.

Nga mbrëmja e djeshme, Tomas Brdaric zëvendësi i tij Elvis Plori dhe drejtori teknik Matko Djarmati, kanë përfunduar kontratën. Top Channel ka mësuar se për ta ka një ofertë prej 130.000 eurosh nga një skuadër në kampionatin e Kosovës, ndërkohë që sigurisht arritjet e këtij viti i bëjnë edhe më të kushtueshëm për të rinovuar tek skuadra shkodrane, që është padyshim zgjedhja e parë e tyre.

 “Ne na duhet të flasim si fillim me Albanin i cili duhet të marrë tashmë edhe klubin dhe shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha ai.

Megjithatë vetë presidenti Xhaferi, pas përfundimit të ndeshjes mbrëmjen e së hënës theksoi se gjithçka është mbyllur.

“Trajneri ka rinovuar kanë mbetur disa detaje ë vogla por puna më e madhe fillon nga nesër”, tha Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA