Trafikimi i vajzave është një prej plagëve më të mëdha të vendit gjatë vitit të tmerrshëm të 1997-ës.
Pastori Paulin Vilajeti, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live “ ka treguar se ai ndihmonte vajzat që të mos trafikoheshin nga bandat kriminale drejt vendeve të tjera.
Ai tregoi një prej historive të trishta të asaj kohe, ku shpëtoi njërën prej vajzave që sot është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe.
“Kur pashë intervistën e vajzës mu rikthye viti ’97, është koha më e errët e vendit. Grupet kriminale i merrnim vajzat fshehurazi në makinë e i dërgonin prostituta. Më kanë qëlluar dy raste, tentova por nuk ia dola, shkova vonë, ato i kishin marrë. Historinë e njërës e di dhe lavdi zotit është mirë, kurse fatin e tjetrës nuk e di. Një prej vajzave që do të trafikohej është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe”, tha ai.
Top Channel