Qitja shqiptare merr ftesë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike

01/06/2021 12:16

Qitja shqiptare do të jetë në Lojërat Olimpike të Tokios së kësaj vere teksa ka Manuela Delilaj ka siguruar ftesën për pjesëmarrjen pasi ka mundur të arrijë normën e vendosur për këtë qëllim.

Për presidentin e Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rrufa rezultati i Delilaj është një arritje e madhe për këtë disiplinë sportive

Më pas kreu i Federatës së Qitjes shpjegoi se Delilaj arriti një normë minimale të vendosur që ishte përcaktuar për të marrë këtë ftesë për ata sportistë që nuk kishin arritur ato për kualifikimin direkt në Lojërat Olimpike

Aktualisht qitësit shqiptar janë duke garuar në kampionatin evropian të qitjes dhe Manuela Delilaj regjistroi një tjetër rezultat të mirë këtë të hënë derisa në pjesën e parë të garës së saj shënoi 287 pikë nga 300 të mundshme, ndërkohë që Stefan Rrufa foli edhe për një paraqitje të mirë edhe të Kristin Anxharit e cila në debutimin e saj në një kompeticion si kampionati evropian grumbulloi 600.5 pikë.

Top Channel