Duke filluar nga 1 Qershori, mbajtja e maskave në ambiente publike nuk është më detyrim ligjor. Por kjo nuk do të thotë, se duhet t’i heqim për fare. Maskat duhen mbajtur me vete, pasi janë të detyrueshme ne ambiente te mbyllura dhe në mjetet e transportit publik.
Kemi mbi 7 muaj që i mbajmë maskat, pasi hyri në fuqi vendimi për mbajtjen e tyre më detyrim nga 15 tetori i 2020-tës. Mosmbajtja shoqërohej megjobë 3000 lekë dhe 5000 lekë në rast përsëritje.
Nga 1 Qershori shtyhet edhe ora policore, shkon nga ora 23.00-6.00.
Klubet e natës dhe diskot vijojnë të jenë të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22.00. Duke nisur nga 15 Qershori do të lejohet grumbullimi në ambiente të jashtme I deri në 50 personave.
Qytetarët: E kam hequr maskën nga sot. Kam nxjerrë dhe mbesën shëtitje për festën e 1 Qershorit. Jam e vaksinuar dhe e sigurtë tani. Vuajtëm shumë dhe humbëm edhe të njohur, por më e keqja kaloi.
Maskën e mbaj në çantë, se e mbaj në autobus. Nuk na gjen gjë nga maska.
Më ka ndaluar policia, por nuk jam gjobitur. Unë kam qenë shumë e rregullt. Nuk e hoqa asnjëherë.
Top Channel