Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani pushtoi rrjetin dje pas publikimit të videove në Tik Tok, ku ajo bënte sfilatë në zyrë dhe korridoreve të gjykatës.
Kapedani performon me duar dhe me flokët e saj, ndërsa realizon të tjera video shoqëruar në sfond me këngë hip-hopi.
Në njërën prej tyre, Kapedani shoqëron shfaqjen e saj me këngën e Dom Xhonit “Maffia, maffia”, mesazhi i së cilës në thelb është mbështetje për krimin dhe drogën, ndërsa në tekst nuk mungojnë as fjalët banale.
“Mafi Mafi Mafia
Rrethi jem o mafios
Nike t’zeza sinthia
Don Xhon Kolumbia
Vija t’bardha, dhipi fresh
Dridhe dridhe thoben fort,
mos fol, mos ma tesh”, është teksti i këngës që shoqëron “performancën” e gjyqtares.
Pas këtyre videove, ka reaguar edhe reperi, Don Xhon.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram videon e gjyqtares duke dëgjuar këngën e tij dhe përkrah saj ka vendosur një ‘emoji’ që tregon mimikën e një personi që mendohet.
Më pas, ai publikoi një tjetër video të vetes në Instastory, krahas së cilës shkroi: “Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres!”.
Top Channel