EMRI+FOTO/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në qendër të Tepelenës, më parë e kishin dhunuar me leva hekuri

01/06/2021 22:05
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tepelenës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se është qëlluar më armë zjarri 45 vjeçari, Çajup Selimi.

Çajup Selimi ishte pronar i një biznesi në Tepelenë dhe rreth tre vite më parë është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit. Për plagosjen e tij në 12 shtator 2018 është ndaluar Risiano Abedini, 27 vjeç nga Tepelena.

Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm. Të dyja palët janë konkurrentë, pasi tregtojnë materiale ndërtimi krah njëri-tjetrit prej vitesh në Tepelenë.

Çfarë thoshte Selimi tre vite më parë

Asokohe Selimi tregoi se e kanë sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta. Ai dhe të afërmit e tij tregonin se kjo ishte një situatë e përsëritur, pasi është hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA