Prokuroria e BE-së nisi nga puna me detyrën të luftojë korrupsionin në vendet anëtare të bllokut, e parë instancë me kompetenca vepruese ligjore në këtë drejtim.
Drejtuesja e saj është Laura Covesi, një nga figurat më të spikatura të betejës kundër korrupsionit në Rumani ku i rezistoi për vite me radhë presionit të qeverisë.
Për shkak të përvojës në luftën kundër korrupsionit në vendin e saj, Kövesi është e përgatitur tani të mbrojë miliardat e BE nga keqpërdorimi. Ishte Parlamenti Europian, ai që luftoi me vite për krijimin e EPPO-s, (European Public Prosecutors Office)- Zyrës Europiane Publike të Prokurorëve, thotë DË. Ishte e dukshme, që pafuqia e autoritetit të mëparshëm kundër mashtrimeve me fondet e BE, OLAF gati e linte të kalonte pa asnjë ndëshkim keqpërdorimin e fondeve në vendet anëtare.
Këtij institucioni i mungonin paditës për të nxjerrë rastet e korrupsionit para drejtësisë.
Prokuroria europiane e ka selinë në Luksemburg, por është e varur shumë nga bashkëpunimi me prokurorët e vendeve anëtare. Që këtu fillojnë problemet. Në fillim ishte Malta që vonoi emërimin e prokurorëve të saj, tani bllokon Sllovenia.Megjithatë kjo prokurori shihet si një gur themeli në BE.
Eurodeputetja socialdemokrate, Katarina Barley e sheh këtë autoritet të BE në një kontekst më të gjerë politik: BE përjeton për herë të parë rrezikun e erozionit të brendshëm. “Korrupsion ka pasur gjithmonë, por tani ka forca që duan të zhvendosin vlerat tona, e prokuroria trans-kombëtare është edhe pjesë e vetëmbrojtjes europiane, shprehet ajo.
Top Channel