Në vjeshtë Partia Demokratike priret te rikthehet në Kuvend pas 3 viteve mungesë. Përplasja për Reformën Zgjedhore pritet te dominoje debatin parlamentar.
“Jo bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve, por rrëzimin një orë e më parë të atij që vodhi vullnetin e shqiptarëve. Dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vjedhur zgjedhjet, tregojnë jo thjesht tmerr dhe ankth, po dhe analfabetizmin politik të atyre që i kemi përballë”, u shpreh kryedemokrati.
Fusha e shahut politik ndryshoi për shkak të zgjedhjeve, por kundërshtarët e Bashës si brenda dhe jashtë partisë mbetën të njëjtë. Kryedemokrati hoqi një vije paralele mes Astrit Patozit, Jozefina Topallit dhe rivaleve te tij për kreun e PD-së duke i akuzuar si sherbetore te Edi Rames.
“ Të refuzojmë me përbuzje dy prej manovrave për t’i dhënë oksigjen kufomës politike të mandatit të tretë . E para është përçarja që po mundohet të ngjallë pasi përçarja e investuar për katër vite me radhë iu rrëzua me votë me 25 prill. Unë ua kam thënë se nuk ka parti që ka dalë nga PD-ja, ka krijesa që ka sponsorizuar Edi Rama disa prej tyre bukëshkalë. Ata që për interesa të çastit apo mllefe të çastit e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo një masakër zgjedhore , nuk bëjnë gjë tjetër veçse shërbimin më të drejtpërdrejt të kundërshtarit tonë. Ata duhen injoruar, duhen përbuzur dhe duhen lënë në mjerimin e tyre personal”, tha Basha.
Tre kandidatët për kreun e PD-së Agron Shehaj , Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli i kanë kërkuar lidershipit demokrat që të mos fshihet pas tezës se zgjedhjet janë vjedhur, por të pranojë humbjen.
Top Channel