“1 Qershori” ka qenë plot ngjyra dhe festë për vogëlushët e Korçës. Prej mëngjesit në “Qytezën e Fëmijëve” por edhe në zona të tjera të qytetit nuk ka munguar argëtimi i cili vitin e kaluar nuk mundi te ishte pjesë e ditës festive të tyre.

Ishin të shumtë fëmijët e të gjitha moshave së bashku me prindërit apo gjyshërit që iu bashkuan aktiviteteve të shumta dhe shijuan festën që aq shumë iu kishte munguar për shkak të pandemisë.

Në ditën e parë kur masat e reja anti covid hynë në fuqi dhe të gjithë janë më të çliruar bashkia e Korçës solli një kalendar aktivitetesh të shtrirë gjatë gjithë ditës për ta bërë më të hareshme festën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA