PAMJET/ Ekzekutuan me plumba në kokë shqiptarin në një lokal, momenti kur autorët ia mbathin me taksinë e vjedhur në Greqi

31/05/2021 19:49

Vetëm pak orë pas ekzekutimit të Aristidh Papas, 32 vjeçarit i cili u qëllua në një lokal në lagjen Sepolia të Athinës, Top Channel arriti të sigurojë pamje të taksisë me të cilën u larguan autorët nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve ekskluzive të Top Channel në policinë greke, autori pasi qëlloi mbi viktimën, u largua me vrap dhe në vazhdim mundi të hyjë në një taksi e cila rezulton e vjedhur.

E njëjta skemë u përdor prej autorit edhe gjatë atentatit të 26 shkurtit ku Papas u plagos dhe mundi t’i shpëtojë atentatit.

Policia greke thotë se autori kishte njohje me viktimën dhe pasi këmbyen disa fjalë me tone të larta, shtiu mbi viktimën fillimisht në gjoks dhe në vazhdim zbrazi mbi të një krehër pistolete dhe në fund i dha viktimës goditjen fatale në kokë.

Mësohet se viktima ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe ishte tentuar të paktën 4 herë të tjera të ekzekutohej, madje viktima ishte shprehur në rrethin e tij shoqëror se ishte i bindur se do të vdiste pasi kishte armiq të shumtë.

Sipas policisë greke Aristidh Papas ishte anëtar i bandës në rrugën Aharnon në qendër të Athinës. Banda shpërndante lëndë narkotike në zonën e qendrës së kryeqytetit helen.

Në rrethana të paqarta anëtarët e saj u grindën për një sasi 500 gramë kanabis dhe nga shokë të ngushtë, u kthyen në armiq fatal për njëri-tjetrin.

Në më pak se 1 vit, 12 djem të rinj të moshave 18-27 vjeç, anëtarë të bandës u ekzekutuan në rrugët e Athinës, ndërsa të tjerë u arrestuan mes të cilëve edhe viktima Papas i cili u burgos deri në vitin 2019.

Autoritet greke janë të bindura se autori është një prej ish anëtarëve të bandës që është liruar nga burgu kohët e fundit, por nuk përjashtohet edhe vrasja për afera të reja mes vitimës dhe porisitësit të  vrasjes së tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA