Vllaznia e kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme  sezonin e jashtëzakonshëm që përjetoi këtë vit. Skuadra shkodrane la pas dhimbjen për humbjen e kampionatit ndaj Teutës, për të festuar në ‘Air Albania Stadium’ triumfin në Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Skënderbeun 1-0.

Në atmosferën e nxehtë të 1000 tifozëve të etur që u kthyen në stadium pas 15 muajsh, të dyja skuadrat hynë në fushën e lojës secila me objektivin për të fituar këtë sfidë në një sezon ku u përjetuan shumë emocione. Vllaznia ishte më kërkuese në pjesën e parë teksa e detyroi skuadrën e Skënderbeut që të qëndronte më shumë në mbrojtje teksa krijoi edhe disa momente të mira për të shënuar.

Megjithatë goli për skuadrën shkodrane erdhi në minutën e 39 me Da Silvan me futbollistët e Vllaznisë që festuan këtë gol avantazhi me tifozët që kishin ardhur për të ndjekur skuadrën e tyre nga shkallët e Air Albania Stadium. Me avantazhin 1-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para të kësaj finaleje

Në pjesën e sytë si Skënderbeu ashtu edhe Vllaznia kërkuan të shënonin, por nuk I shfrytëzuan shanset që krijuan. Me kalimin e minutave, të dyja skuadrat filluan të ndjenin lodhjen dhe kjo u duk në veprimet e futbollistëve që në disa raste nuk kishin qartësinë e duhur. 11 minuta nga fundi Da Silva pati një tjetër mundësi shënimi.

Kur sfida po shkonte drejt fundit  Zguro e la Skënderbeun me 10 futbollistë pasi u ndëshkua me karton të kuq duke ia vështirësuar shumë gjërat skuadrës së tij në castet e fundit, ndërkohë që moment interesant ishte edhe ai I ndëshkimit me karton të kuq edhe I mjekut të Vllaznisë. Gjithsesi, rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Vllazninë që ngre trofeun e Kupës së Shqipëriaë, një trofe që kuqebluve dhe qytetit të Shkodrës I mungonte që nga viti 2008…

FOTO GALERI
1/42

Top Channel