“S’mund të na hedh tym”/ Anila Hoxha: ILD duhet të jepte përgjigje për lirimin e Viktor Ymerit, para se të niste hetimin!

31/05/2021 22:25

Gazetarja Anila Hoxha ka thënë se hetimi i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ishte i vonuar, pasi së pari duhet të kishte nisur hetim për lirimin e të dënuarit me burg përjetë të Viktor Ymerit.

E ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Hoxha deklaroi se hetimi i ILD-së ishte i vonuar ndërse shtoi se kodi i sjelljes i ia kufizon gjyqtarit sjelljen edhe në rrjete sociale.

Por nga ana tjetër Hoxha shton se në fund të kodit theksohet se nuk është shkak për të nisur hetimin disiplinor ndaj përfaqësuesit të gjyqësorit.

Anila Hoxha: Gjyqtarit i kërkohet të kufizojë sjelljen edhe në rrjete sociale. Në fund të kodit të sjelljes për gjyqtarët nënvizohet se nuk është shkak për të nisur hetimin disiplinor, por për të vlerësuar me pikë gjyqtarin nesër. ILD nuk mund të nisë hetim disiplinor.

Po thua që ILD është në shkelje?

Anila Hoxha:  Në shkelje jo, por reagimi i ILD është shumë i vonuar dhe nuk mund të na hedhë tym. Para se ne ta shohim këtë, para se të nisë hetimi për sjelljen, ILD duhet të jepte përgjigje për lirimin e Viktor Ymerit.

Thuhet që e ka liruar Kapedani. Kjo është e fundit që i hapi derën sepse ishin tre gjyqtarë të tjerë të Apelit të Durrësit.

Është më e rëndë të lirosh dikë që është i dënuar me burgim të përjetshëm. Edhe kjo është e rëndë dhe ILD mund të bëjë show.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA