Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën vetëm një pacient dhe kanë rezultuar 6 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 2,325 testime të kryera, rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki:  2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (31 Maj 2021)

Raste të reja ditore  – 6

Të shëruar në 24 orë  – 123

Të shtruar në spitale  – 39

Humbje jete në 24 orë – 1

Testime ditore  – 2,325

Testime totale   – 720,021

Raste pozitive  – 132,315

Raste të shëruara  – 129,431

Raste Aktive – 433

Humbje jete – 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  – 152

Korçë – 67

Shkodër – 62

Berat – 33

Elbasan  – 27

Lezhë  – 25

Vlorë  – 22

Gjirokastër – 15

Fier – 9

Durrës – 9

Kukës – 8

Dibër – 4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA