Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak viziton sot Kosovën

31/05/2021 10:04

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor 2021.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, ai do të takohet me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, zëvendës Kryeministren e Dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schëarz. Z. Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së.

Për vizitën, përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ata së bashku do t’i drejtohen mediave të martën, në 1 qershor, ora 10:45, në zyrën e BE-së.

Top Channel